Ndërlidhjet

logo-print

Musharraf i rikthehet politikës, nga Londra


Ish udhëheqësi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf, sot i është rikthyer skenës politike të vendit të tij, jo nga Pakistani, por nga Londra e Britanisë së Madhe. Musharraf i cili po jeton në Londër njoftoi zyrtarisht krijimin e partisë së tij politike.

“Kam vendosur që të bëhem pjesë e politikës. Ky vendim i imi është i mbështetur në faktin se alternativat e sotme të Pakistanit nuk shfaqin shenja të dritës në errësirën që tani e ka mbuluar Pakistanin. Unë mendoi se mund ta ofroi atë dritë të nevojshme.”...vlerësoi Pervez Musharraf.

Ish Presidenti pakistanez thotë se ai do të rikthehet në vendin e tij që të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare të caktuara për vitin 2013 si politikan civil e jo ushtarak siç ishte më parë.

Më hëret gjatë kësaj jave ai paralajmëroi për rrezikun se qeveria aktuale e Pakistanit mund të përballet me një grusht shtet të ri. Gjenerali i pensionuar gjithashtu tha se Forcave të Armatosura të Pakistanit duhet t’iu jepet mundësia që të luajnë një rol kushtetues në politikën e vendit.

Musharraf erdhi në pushtet pas një grushteti që nuk shkaktoi gjakderdhje në vitin 1999 dhe hoqi dorë nga pushteti në vitin 2008 pas kërcënimeve për protesta gjithpopullore.
XS
SM
MD
LG