Ndërlidhjet

SHBA kërkojnë falje për eksperimentin në Guatemalë



Shtetet e Bashkuara kërkuan falje për eksperimentin e kryer në vitet e 1940-ta, në të cilin kërkuesit e qeverisë amerikane qëllimisht i infektuan me sifilis të burgosurit në një burg në Guatemalë.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, Sekretarja e Shëndetit dhe Burimeve Njerëzore, Ketlin Sibelius, dhe zyrtarë tjerë të lartë, lëshuan një deklaratë për eksperimentin, i cili i bëri jehonë studimit famëkeq Taskigii (Tuskegee) të viteve të 1960-ta, kur afrikano-amerikanët qëllimisht kishin mbetur të patrajtuar nga sifilisi.

Eksperimentet synonin të testojnë nëse penicilina mund të parandalojë sifilisin.

Të burgosurit në Guatemalë qëllimisht ishin infektuar nga prostitutat, por pastaj ishin trajtuar me penicilinë.
XS
SM
MD
LG