Ndërlidhjet

Boshnjakëve ju kërkohet votim jo mbi baza etnike


Periudha e fushatës parazgjedhore ka përfunduar në Bosnjë e Hercegovinë për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen të dielën.

Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtarë për Bosnjën, Valentin Inzko, iu ka dërguar boshnjakëve një mesazh para votimit duke kërkuar prej boshnjakëve që të lënë anash ndasitë nacionaliste dhe të votojnë për çështjet që shqetësojnë jetën tyre të përditshme. Në mesin e çështjeve të përmendura nga Inzko janë arsimi, punësimi apo politikat sociale.

Komunitetet myslimane, kroate dhe serbe të Bosnjës që luftuan kundër njëri tjetrit në luftën e përgjakshme të viteve 1992 – 1995 do të zgjedhin presidencën tre palëshe dhe parlamentin qëndror. Analistët parashohin se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të ketë ndikim në progresin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG