Ndërlidhjet

Kufiri pakistanez do hapet sërish për NATO-n


Ambasadori pakistanez në SHBA thotë se Pakistani ka për qëllim që të rihap pikat kufitare që shfrytëzohen nga forcat e NATO-s në Afganistan, mirëpo pasi të sqarohen çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë.

Pakistani mbylli kufinjët në Kiber të enjten pasi helikopterë të NATO-s vranë 3 ushtarë të këtij vendi në anën pakistaneze të kufirit. NATO njoftoi se sulmet nga helikopteri ishin në vetmbrojtje pasi dikush nga toka kishte filluar t’i sulmojë ata.

Ambasadori pakistanez në SHBA, Husain Hakani, i tha CNN-it amerikan se autoritetet urdhëruan mbylljen e kufinjëve për arsye sigurie pasi reagimi i opinionit në këtë vend ishte shumë i ashpër rreth vrasjes së ushtarëve pakistanez.

Ai tha se konvojët që dërgojnë pajisje në Afganistan do të mund të lëvizin sërish pasi të arrihet nivel i knëaqshëm i sigurisë. Persona të armatosur sulmuan 25 kamionë të premtën që duhej të dërgonin naftë dhe pajisje tjera për forcat e NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG