Ndërlidhjet

Bramertz: T'i vazhdohet presioni Serbisë për Mlladiqin


Shefi i prokurorisë së Tribunalit për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi ka kërkuar që Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë presionin ndaj Serbisë derisa ky vend ta arrestojë të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq. Shefi i Prokurorisë, Serge Bramertz, ka kërkuar që kjo kërkesë të bëhet një prej kushteve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Bramertz i ka thënë gazetës belge, “La Libre Belgique” se është e rëndësishme që “BE të ruaj principin e kushtëzimeve të procesit të zgjerimit me bashkëpunimin e plotë me tribunalin.”

Serge Bramertz gjithashtu ka thënë se “nuk ka më kohë. Tribunali për krimet e ish Jugosllavisë do të mbyllet pas tre apo katër vjetësh.” Ish shefi i ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq, akuzohet për hartimin e rrethimit të Sarajevës, veprim ky që la 10 mijë njerëz të vrarë në vitin 1995 si dhe akuzë tjetër për të është edhe masakrimi i 8 mijë civilëve boshnjak në Srebrenicë. Mlladiq po fshehet që nga përfundimi i luftës në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG