Ndërlidhjet

Një hap para drejt formimit të qeverisë së re irakiane


SHBA kanë njoftuar zyrtarisht se “janë të inkurajuar” kur shohin se liderët irakian po ndërmarrin hapa drejt formimit të koalicionit qeverisës, gati 7 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Kroulej, ka shtuar se Uashingtoni nuk ka asnjë kandidat favorit që dëshiron ta shoh në krye të qeverisë së re në Bagdad. Komentet e zëdhënësit amerikan u bënë pasi bloku kryesor shiit në parlamentin irakian përkrahu Nuri Al Malikin si kryeministër të Irakut.

Ky vendim ishte befasues pasi lëvizja Shiite e një prej kundërshtarëve më të fuqishëm amerikan, Moktada Al Sadr, ndryshoi qëndrim dhe tani e përkrah Malikin për një mandat të dytë.

Megjithatë, Al Maliki ende nuk e ka të siguruar shumicën e duhur në Këshillin e Përfaqësuesëve të përbërë nga 325 pjesëtarë dhe se pritet vazhdimi i negociatave. Zgjedhjet e marsit u fituan me epërsi shumë të vogël nga një bllok sunit i udhëhequr nga ish Kryeministri Ajad Allavi.
XS
SM
MD
LG