Ndërlidhjet

Rusia, vitin e ardhshëm në OBT?


Rusia duket se po shkon drejt anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë pasi të sqarojë çështjet kyqe me SHBA-të. Një komunikatë e Shtëpisë së Bardhë njofton se Rusia ka ndërmarrë “hapa të rëndësishëm” drejt anëtarësimit në këtë organizatë përfshirë edhe aprovimin e amandamentimeve të ligjeve në ruajtjen e të drejtës pronësore.

Zyrtarët amerikan me vite të tëra i kanë kërkuar Rusisë që përmirësojë masat që ndalojnë piraterinë, kopjimin ilegal të muzikës, filmave dhe mallrave të tjera me qëllim që më pas të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë. Të premtën, qeveria ruse ka thënë se Moska dhe Uashingtoni kanë përfunduar negociatat rreth anëtarësimit potencial të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Zyrtarët thonë se Presidentët rus dhe amerikan kanë diskutuar në telefon për këtë çështje. Rusia është e vetmja fuqi ekonomike botërore që nuk i është bashkuar organizatës në fjalë e cila vë rregulla për tregun global. Raportohet se anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë mund të bëhet vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG