Ndërlidhjet

Shumë viktima në aksidentin e trenit në Indonezi


Rreth 40 persona raportohet se janë vrarë në një aksident treni në ishullin Xhava të Indonezisë. Raportohet se një tren pasagjerësh që udhëtonte nga kryeqyteti i këtij vendi, Xhakarta u përplas për një tren tjetër që nuk ishte në lëvizje në rrethin e Pemalangut.

Një agjenci e lajmeve të Indonezisë ka cituar një zyrtar vendor pa i thënë emrin se së paku 33 persona janë gjetur deri më tash pa gjurmë jete derisa viktima të tjera besohet se janë bllokuar në trenin tashmë të shkatërruar. Zyrtarët thonë se arsyeja pse ndodhi aksidenti nuk është ende e qartë.
XS
SM
MD
LG