Ndërlidhjet

logo-print

Assad shkon për vizitë në Teheran


Presidenti sirian, Bashar al Assad ka shkuar në Iran për bisedime me Presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad. Televizioni shtetëror i Iranit ka njoftuar se bisedimet do të fokusohen në zhvillimet rajonale.

Kjo vizitë ndodhë vetëm pak ditë pasi ish kryeministri irakian, Ajad Allavi, i bëri thirrje Sirisë që të shfrytëzojë lidhjet diplomatike me Iranin që të ndalojë ndikimin në çështjet e brendshme politike të Irakut.

Vizita e Asadit gjithashtu ndodhë pas vizitës së muajit të kaluar të Ahmedinexhadit në Liban ku aleatët e Iranit, Hezbollahu gjendet në një luftë fjalësh me Kryeministrin Saad Hariri rreth një hetimi të OKB-së për vrasjen e babait të kryeministrit aktual në vitin 2005.

Siria është akuzuar pothuajse drejtpërdrejtë për vrasjen e ish udhëheqësit të Libanit, Rafik Hariri, akuza këto që ishin hedhur poshtë nga Damaskus. Sidoqoftë hetimet tani po qojnë drejtë përfshirjes së disa anëtarëve të Hezbollahur në atë vrasje.
XS
SM
MD
LG