Ndërlidhjet

FMN kundër devalvimit të monedhës


Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka kundërshtuar shtetet që me qëllim devalvojnë monedhat e tyre me qëllim që të nxisin eksportet.

Domonik Shtraus Kahn, ka folur në një konferencë ekonomike në Jalta ku masat e tilla i ka cilësuar se mund të rrezikojnë rikuperimin nga kriza globale financiare.

Kahn gjithashtu ka thënë se devalvimi i monedhës nga një shtet mund të nxis shtetin tjetër që të hakmerrët. Disa vende, siç është Kina, janë kritikuar ashpër pasi kanë mbajtur monedhën e tyre në nivele të ulta me qëllim të rritjes së eksportve të saj.
XS
SM
MD
LG