Ndërlidhjet

logo-print

Norvegjia kthen serbët e Kosovës, në Beograd


Sipas agjencisë së lajmeve AFP, autoritetet norvegjeze kanë larguar 70 – 80 serbë nga vendi i tyre pas një marrëveshjeje me Beogradin. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Norvegjisë. Deri më tash, numri total i serbëve të larguar nga Norvegjia ka shkuar në 230.

Shumica e tyre, me raste edhe familje të tëra, kanë jetuar ilegalisht në Norvegji pasi kërkesat e tyre për azil janë hedhur poshtë nga autoritetet norvegjeze.

Megjithëse Norvegjia ka kthyer grupin e fundit të serbëve me aeroplan direkt për kryeqytetin serb, Beograd, të kthyerit ishin serbë nga Kosova.
XS
SM
MD
LG