Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se ka gjetur metodën anti-STUXNET


Ministri i Inteligjencës së Iranit ka thënë se vendi i tij ka arritur të kuptoi se si të luftoi virusin kompjuterik i cili kishte infektuar disa kompjuterë të energjisë bërthamore të këtij vendi. Ekspertë të huaj kanë spekuluar se virusi në fjalë u krijua veçanërisht për të sulmuar programin bërthamor të shtetit islamik.

Televizioni shtetëror iranian ka cituar të shtunën ministrin Hejdar Moslehi duke thënë se disa “spiunë bërthamor” janë arrestuar, mirëpo nuk janë dhënë detaje. Nuk është e qartë nëse arrestimet e bëra kanë lidhje me virusin kompjuterik të emëruar, STUXNET.

Gjatë muajve të fundit virusi në fjalë ka afektuar sistemet industriale të Indisë, Indonezisë dhe të SHBA-ve, mirëpo më së shumti është përhapur në Iran. Virusi, STUXNET, ka goditur kopmjuterët e punonjësëve të centralit të parë bërthamor të Iranit i cili do të futet në funksion në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG