Ndërlidhjet

BIsedimet Izrael - Palestinë ende të pasigurta


Zyrtarë të lartë palestinezë kanë thënë të shtunën se Presidenti Mahmud Abas ka kërkuar që të bëjë lidhjen e bisedimeve për paqe më Izraelin me bllokadën në ndërtimin e kolonive të reja hebreje. Lajmi u bë i ditur pas një takimi të udhëheqësve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe lëvizjes Fatah të Abasit. .

Sidoqoftë, një vendim përfundimtar pritet të merret në Samitin e Ligës Arabe që do të mbahet në Libi fundjavën e ardhshme.

Zhvillimet e sotme paraqesin një kthim prapa për iniciativën amerikane që të shpëtojnë negociatat për paqe në mes të Izraelitëve dhe Palestinezëve. Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, është i palëkundur në vendimin e tij që të mos e zgjas vendimin për bllokimin e mëtutjeshëm të ndërtimit të kolonive hebreje.
XS
SM
MD
LG