Ndërlidhjet

Patriarku Irinej inaugurohet në Pejë


Pamje nga arkivi
Pamje nga arkivi
Në Patrikanën e Pejës po mbahet ceremonia e inaugurimit të patriarkut Irinej.

Policia e Kosovës njoftoi se janë rreth 2500 qytetarë që kanë ardhur nga Serbia për të marrë pjesë në këtë ceremoni, ndërkohë që disa zyrtarë serbë që nuk kanë qenë të pajisur me leje nga Qeveria e Kosovës, janë kthyer prapa në Serbi.

Policia konfirmoi se është kthyer lideri i Serbisë së Re, Velimir Iliq, së bashku me dy persona, ndërkohë që mediat serbe njoftojnë se është kthyer edhe kreu i Partisë Serbe të Progresit, Tomislav Nikoliq.

Në ceremoni është thënë se do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Boris Tadiq, i cili thuhet se ka kërkuar leje në Zyrën e BE-së në Beograd.

Policia e Kosovës thotë se deri më tani ceremonia e inaugurimit në Pejë po mbahet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Plani operativ për këtë ditë është hartuar në mes të Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe KFOR-it. (a.i.)
XS
SM
MD
LG