Ndërlidhjet

SHBA lëshon një paralajmërim për rrezikun e udhëtimit në Evropë


Zyrtarët amerikanë thonë se Administrata e Obamas pritet që të lëshoi një njoftim zyrtar që paralajmëron amerikanët të jenë vigjilent gjatë udhëtimit për në Evropë për shkak të mundësisë për sulme terroriste nga militantët islamik.

Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarë të ndryshëm amerikanë që thonë se ky njoftim nuk do të bëjë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Evropë mirëpo njoftimi do t’iu sygjeronte amerikanëve kujdes të shtuar dhe që të jenë të vetëdijshëm për sulme të mundshme.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Kroluej nuk pranoi të komentoi për çfarëdo paralajmërimi të mundshëm. Megjithatë, Kroulej tha se Administrata e Obamas mbetët e fokusuar në mbrojtjen nga kërcënimet e Alk Kaidas kundër interesave amerikane.

Raportimet e fundit të mediave kanë cituar zyrtarë që thonë se informata e agjencive të inteligjencës flasin për kërcënime potenciale kundër shteteve të perëndimit. Këto sulme sipas të njejtave raporte mund të bëhen nga militantët e Pakistanit të cilët në mënyrë të koordinuar do të godisnin disa shtete përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.
XS
SM
MD
LG