Ndërlidhjet

logo-print

Në Bosnjë sot votohet


Votuesit në Bosnjë e Hercegovinë po i drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur presidencën tripalëshe myslimane, kroate dhe serbe si dhe Parlamentin qëndror. Në të njejtin ditë votuesit boshnjak do të zgjedhin edhe asambletë komunale në dy rajonet e Bosnjës, Federatën kroato – boshnjake dhe Republikën Serbe të Bosnjës.

Në Republikën Serbe, votuesit do të zgjedhin edhe Presidentin e rajonit të tyre.

Këto janë zgjedhjet e 6-ta që prej përfundimit të luftës së përgjakshme të viteve 1992 – 1995 ku u vranë 100 mijë njerëz, ndërsa të drejtë votimit kësaj radhe kanë 3.1 milion banorë të Bosnjës.

Analistët parashohin se rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të ketë ndikim në progresin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG