Ndërlidhjet

logo-print

Dëmtohen sërish kabllot e IPKO-s në veri të Kosovës


Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë kabllot e antenave të operatorit të telefonisë celulare IPKO në Bernjak të komunës së Zubin Potokut. Lajmi është konfirmuar nga zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, Ergin Mediq.

Kabllot janë djegur gjatë natës ndërsa të parët që i kanë parë kabllot e djegura kanë qenë ushtarët e KFOR-it që më pas kanë njoftuar dhe Policinë e Kosovës. Ky është rasti i dytë që kabllot e IPKO-s, operatorit të dytë të telefonisë celulare në Kosovë dëmtohen brenda pak ditësh.

XS
SM
MD
LG