Ndërlidhjet

logo-print

Gillard viziton Afganistanin


Kryeministrja e Australisë, Xhulia Gillard, ka shkuar sot për vizitë të pa-paraljmëruar në Afganistan. Ajo është takuar me Presidentin afgan, Hamid Karzai, ndërsa zyra e saj ka lëshuar një komunikatë ku thotë se Gillard ka premtuar përkrahje për misionin ushtarak të udhëhequr nga amerikanët në Afganistan.

Ajo gjithashtu është takuar me Gjeneralin e SHBA-ve, Dejvid Petreus në Kabul me të cilin ka diskutuar planet e transferimit të përgjegjësive të sigurisë te forcat e Afganistanit.

Xhulia Gillard ka vizituar edhe trupat e shtetit të saj të vendosura në Krahinën Uruzgantë Afganistanit. Ky është udhëtimi i parë i Gillard pas emërimit të saj si Kryeministër i Australisë.
XS
SM
MD
LG