Ndërlidhjet

Gjenden edhe 5 viktima në minierën ruse


Punëtorët në Rusi kanë gjetur 5 trupa të pajetë në një tunel të fundosur të një miniere siberiane.

Gjetja e këtyre trupave të pajetë rrit numrin e viktimave nga shpërthimi i gazit i cili në fakt kishte ndodhur në muajin maj. Pas atij shpërthimi, zyrtarisht ishte njoftuar se 68 minatorë kishin humbur jetën ndërsa 20 të tjerë ishin shpallur të zhdukur.

Agjencia ruse, RIA Novosti, njofton se punëtorët që merren me riparimet në këtë minierë zbuluan trupat derisa nxirrnin ujin jashtë minierës. Shpërthimi i gazit në minierën e Siberisë konsiderohet si aksidenti më vdekjeprurës në Rusi që prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG