Ndërlidhjet

SHBA: Amerikanët të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Evropë


Administrata e Obamas ka publikuar një vërejtje që paralajmëron amerikanët të kenë kujdes nëse ata udhëtojnë drejt Evropës për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste nga militantët islamik.

Vërejtja u bë publike në Uashington, mirëpo kjo nuk këshillon amerikanët që të mos udhëtojnë për në Evropë, por kërkon kujdes të shtuar dhe që të jenë të vetëdijshëm për kërcënime të mundshme. Raportohet se zyrtarët amerikanë janë konsultuar me qeveritë evropiane rreth kësaj vërejtjeje për rrezikun e sulmeve terroriste në Evropë. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Kroluej ka thënë se Administrata Obama mbetët e fokusuar në mbrojtjen nga kërcënimet e Al Kaidas kundër interesave amerikane

Raportimet e fundit të mediave kanë cituar zyrtarë që thonë se informatat e agjencive të inteligjencës flasin për kërcënime potenciale kundër shteteve të perëndimit. Këto sulme sipas të njejtave raporte mund të bëhen nga militantët e Pakistanit të cilët në mënyrë të koordinuar do të godisnin disa shtete përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë
XS
SM
MD
LG