Ndërlidhjet

Britani, Gjermani: Reagime ndaj paralajmërimit amerikan për Evropë


Britania ka thënë se informata amerikane për rrezik potencial nga sulmet terroriste është “konsistent” dhe se ka paralajmëruar qytetarët e saj për rrezikun e sulmeve terroriste nëse udhëtojnë në Francë dhe Gjermani.

Ndërsa Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se ky vend megjithë vërejtjen amerikane nuk do të ndryshojë nivelin e rrezikut. Sipas shtetit gjerman “ende nuk ka indikacione konkrete për sulme të prishme” në Gjermani.

Administrata Obama ka publikuar të dielën një vërejtje që paralajmëron amerikanët të kenë kujdes nëse ata udhëtojnë drejt Evropës për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste nga militantët islamik. Vërejtja nuk këshillon amerikanët që të mos udhëtojnë në Evropë, por kërkon kujdes të shtuar.
XS
SM
MD
LG