Ndërlidhjet

logo-print

Kufiri pakistanez rihapet për NATO-n pas kalimit të zemërimit


Pakistani do të rihap kufirin e saj për trupat e NATO-s vetëm pasi të tejkalohet zemërimi i publikut për sulmet e NATO-s dhe pas përmirësimit të sigurisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abdul Basit, ka thënë të dielën që kufiri nuk do të hapet derisa zemërimi i publikut mbetët i lartë.

Zyrtarët pakistanezë të zemëruar nga sulmet e vazhdueshme të NATO-s, mbyllën kufirin përmes së cilit forcat e aleancës veritatlantike në Afganistan marrin furnizimet e tyre. Një nga sulmet e fundit vrau 3 ushtarë pakistanezë brenda territorit të Pakistanit.

Ambasadori pakistanez në SHBA, Husain Hakani, i ka thënë CNN-it amerikan se konvojët që dërgojnë pajisje në Afganistan do të mund të lëvizin “së shpejti”. Gjithmonë sipas të njejtit ambasador, kjo mund të ndodhë brenda më pak se një jave.

Në të njejtën kohë, autoritetet pakistaneze kanë njoftuar se kanë gjetur trupat e pajetë të 3 personave në një zonë të dominuar nga fiset. Vrasja e tyre besohet se është bërë gjatë sulmeve raketore amerikane. Zyrtarët gjithashtu thonë se dy raketa që besohet se i përkasin ushtrisë amerikane janë hedhur të shtunën në këtë zonë pakistaneze duke vrarë 16 persona.
XS
SM
MD
LG