Ndërlidhjet

Fillon java e çmimeve Nobel



Në Stokholm sot shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësi, i cili do të jetë i pari në mesin e çmimeve për të arritura më të mëdha gjatë vitit.

Të martën shpallet fituesi për fizikë, të mërkurën për kimi, të enjten për letërsi, të premten shpallet Çmimi Nobel për Paqe, ndërsa të hënën më 11 tetor, shpallet fituesi për ekonomi.

Fituesit e sivjemë do të marrin nga afro 1.5 milionë dollarë, diplomë dhe medalje të arit.

Për të parën herë, Çmimi Nobel u dorëzua në vitin 1901.
XS
SM
MD
LG