Ndërlidhjet

logo-print

Amerikanet kampione të botës në basketboll



Shtetet e Bashkuara e mundën mbrëmë Republikën e Çekisë duke siguruar titullin e kampionëve të botës në basketboll për femra.

Enxhëll MekGatri shënoi 18 pikë për amerikanet, të cilat ngadhnjyen me rezultatin 86-69 në finalen që u luajt në qytetin çek, Karlovi Vari.

Amerikanet, të cilat gjithashtu mbrojtën titullin e kampionëve olimpikë, nuk pësuan asnjë humbje në kampionat.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Spanja e mundi Bellorusinë 77-68.
XS
SM
MD
LG