Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët sulmojnë cisternat e NATO-s



Policia në Pakistan tha se militantë të dyshuar sërish kanë sulmuar kamionët që bartnin furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan, këtë herë duke gjuajtur me armë dhe duke u vënë zjarrin rreth 20 cisternave afër kryeqytetit Islamabad.

Një oficer i policisë ka thënë se dy njerëz janë vrarë në sulmin e sotëm, nga ata që i quajti “terroristë”.

Ky ishte sulmi i dytë brenda disa ditëve në Pakistan ndaj kamionëve që transportojnë furnizime për forcat e huaja në Afganistan.

Të premten u shkatërruan m ë shumë se 20 kamionë.
XS
SM
MD
LG