Ndërlidhjet

Holandë: Filloi gjykimi i politikanit anti-islamist Uilders



Politikani i së djathtës ekstreme në Holandë, Gert Uilders, sot doli para gjyqit në Amsterdam nën akuzat për nxitje të urrejtjes racore kundër myslimanëve.

Gjykimi mbahet në kohën kur Partia e Lirisë, të cilën Uilders e drejton, përgatitet të bashkëpunojë me koalicionin e ri qeveritar në Holandë.

Uilders, i cili e përqëndroi fushatën e tij në ndalimin e mbajtjes së ferexhesë dhe dhënien fund të imigracionit të myslimanëve, ka bërë provokime të numërta kundër myslimanëve.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me 16 muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë.

Vendimi i gjykatës pritet në fillim të nëntorit.
XS
SM
MD
LG