Ndërlidhjet

Ish kryebashkiaku i Moskës do të formojë lëvizje politike



Ish kryebashkiaku i Moskës, të cilin presidenti rus Dimitri Medvedev e pushoi nga puna, tha se planifikon të formojë lëvizjen e vet politike.

Juri Luzhkov u shkarkua pas 18 vjetësh në zyrë.

Në intervistën e parë pas largimit nga zyra, Luzhkov tha se nuk planifikon që ta kontestojë vendimin në gjykatë, sepse nuk beson që gjykatat e Rusisë do të guxonin të sfidojnë Krelinin.

Ai tha se do të formojë lëvizje politike, e cila do të synojë të zhvillojë demokracinë në Rusi.
XS
SM
MD
LG