Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët sulmojnë cisternat e NATO-s

  • RFE /RL

Digjen cisternat e NATO-s...

Digjen cisternat e NATO-s...

Policia në Pakistan tha se militantët sërish kanë sulmuar kamionët që bartnin furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan - këtë herë duke gjuajtur me armë dhe duke ua vënë zjarrin rreth 20 cisternave afër kryeqytetit Islamabad.

Talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një oficer i policisë tha se dy njerëz janë vrarë në sulmin e sotëm, nga ata që i quajti “terroristë”.

Ky ishte sulmi i dytë brenda disa ditëve në Pakistan ndaj kamionëve që transportojnë furnizime për forcat e huaja në Afganistan.

Të premten u shkatërruan më shumë se 20 kamionë.

Sulmet e fundit ndodhën pasi autoritetet e Pakistanit e mbyllën vendkalimin kryesor me Afganistanin, ku kalonin shumica e furnizimeve, për shkak të sulmit me helikopterë javën e kaluar, kur u vranë tre trupa pakistaneze në rajonin kufitar.


XS
SM
MD
LG