Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në autokolonën



Talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në autokolonën që furnizon trupat e NATO-s në Pakistan, dhe u zotuan se do të kryejnë edhe sulme tjera.

Policia e Pakistanit tha se militantët sot i sulmuan kamionët që bartnin furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan, duke gjuajtur me armë dhe duke u vënë zjarrin rreth 20 cisternave afër Islamabadit.

Ky ishte sulmi i dytë brenda disa ditëve ndaj kamionëve që transportojnë furnizime për forcat e huaja në Afganistan.

Të premten u shkatërruan më shumë se 20 kamionë.

Sulmet e fundit ndodhën pasi autoritetet e Pakistanit e mbyllën vendkalimin kryesor me Afganistanin, ku kalonin shumica e furnizimeve, për shkak të sulmit me helikopterë javën e kaluar kur u vranë tre trupa pakistaneze në rajonin kufitar.
XS
SM
MD
LG