Ndërlidhjet

Pesë të vrarë në dhunën në Irak



Zyrtarët mjekësorë dhe të sigurisë thanë se të paktën pesë njerëz janë vrarë sot në dhunën në Bagdad dhe në Irakun qendror, përfshirë shpërthimin e një bombe, e cila kishte për shënjestër një ministër të ri.

Autokolona me Fuad al-Musavi, zëvendës ministrër i Shkencës dhe Teknologjisë, u godit nga bomba e vendosur pranë rrugës në qendër të kryeqytetit irakian.

Ministri shpëtoi pa pasoja, por një roje e tij u vra.

Po në Bagdad, një njeri u vra nga shpërthimi i një bombe afër qendrës së komun ikimeve në lagjen Karada, ndërsa në provincën Dijala, në veri të kryeqytetit, tre njerëz e humbën jetën në qytetin Xhalaulah.
XS
SM
MD
LG