Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Rezervat e naftës mbi 143 miliardë fuçi



Ministri i Naftës i Irakut, Hussain al-Shahristani, tha se rezervat e naftës në vend arrijnë në 143 miliardë fuçi.

Shifrat e reja paraqesin rritje të konsiderueshme nga të mëparshmet prej 115 miliardë fuçi naftë.

Ai tha se 71 % e rezervave janë përqëndruar në jug të vendit, 20 % në veri dhe 9 % në pjesën qendrore të Irakut.

Iraku varet nga eksporti i naftës, që mbulon 95 % të të ardhurave të qeverisë.
XS
SM
MD
LG