Ndërlidhjet

Merkel: Myslimanët të jetojnë sipas vlerave gjermane



Kancelarja Angela Merkel tha se myslimanët në Gjermani duhet të jetojnë sipas "vlerave themelore" gjermane. Gjermanët e konceptojnë islamin në pjesën më të madhe si sundim të shariatit, ku mungon barazia gjinore dhe ku ndodhin të ashtuquajturat vrasje për nder, tha Merkel gjatë publikimit të një libri.

Ajo ka kërkuar nga komuniteti mysliman që ta orientojnë veten pa rezervë drejt vlerave themelore kushtetuese në Gjermani.

Komentet e Merkelit vijnë një ditë pas fjalimit të presidentit gjerman, i cili në 20 vjetorin e ribashkimit të Gjermanive i siguroi myslimanët se janë pjesë e Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG