Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Gjithçka për heqjen e shpejtë të vizave



Franca nuk është kundër heqjes së vizave për Shqipërinë, përkundrazi "Franca është promotore e lëvizjes së lirë", deklaroi kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor të Partisë Demokratike. Më herët ka pasur informacione se Franca kundërshton heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë.

Berisha ka shtuar se Tirana zyrtare po bën gjithçka për të përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga strukturat evropiane. Kryeministri përsëriti se Shqipëria do të vazhdojë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe me plotësimin e infrastrukturës së trajtimit të të rikthyerve të mundshëm.
XS
SM
MD
LG