Ndërlidhjet

Haxhinasto: Kosova po dëshmon maturi



“Ç’ka po ndodh në Kosovë tregon një maturi institucionale dhe një aftësi të Kosovës për të menaxhuar të gjitha këto probleme me një vizion të ri, që është vizioni i një shoqërie tashmë të konsoliduar dhe të një klase politike që ka adoptuar dhe ka bërë të sajën vlerat evropiane të menaxhimit të institucioneve dhe të respektimit te kushtetutës së vendit”, deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Duke folur për zgjedhjet e së dielës në Bosnjë, Haxhinasto, tha se Tirana shpreson që këto zgjedhje të krijojnë mundësinë për ta bërë Bosnjën një vend më të integruar e që funksionon si një i tërë.

Komentet e shefit të diplomacisë së Shqipërisë u bënë paraditen e sotme në Tiranë.
XS
SM
MD
LG