Ndërlidhjet

Uilders kërkon largimin e gjykatësve



Politikani i së djathtës ekstreme në Holandë, Gert Uilders, doli para gjyqit për nxitje të urrejtjes racore kundër myslimanëve.

Uilders, 47 vjeçar, tha se “liria e shprehjes e shumë qytetarëve holandezë” kishte dale bashkë me të para gjyqit. Ai ka kërkuar largimin e tre gjykatësve të çështjes, të cilët sipas tij janë të anshëm.

Gjykimi mbahet në kohën kur Partia e Lirisë, që ai e drejton, përgatitet të hyjë në koalicionin qeverisës.

Uilders, i cili ka kërkuar ndalimin e ferexhesë dhe dhënien fund të imigracionit të myslimanëve, mund të dënohet deri 16 muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë.
Vendimi i gjykatës pritet në fillim të nëntorit.
XS
SM
MD
LG