Ndërlidhjet

S'ka rrezik të menjëhershëm ndaj SHBA-ve



Zyra Federale e Hetimeve, FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare thonë se nuk ka ndonjë tregues se terroristët kanë si cak Shtetet e Bashkuara apo qytetarët amerikanë në kuadër të kërcënimeve të reja ndaj Evropës.

Sipas një buletini të shërbimeve të zbulimit rrjeti terrorist i Al Kaidës dhe të tjera të lidhura me të dëshirojnë t’i sulmojnë Shtetet e Bashkuara, por nuk ka asgjë konkrete për momentin apo plane të lidhura me sulmet e mundshme në Evropë.

“Në këtë moment nuk ka ndonjë tregues se kërcënimi aktual ndaj Evropës është i drejtuar në mënyrë specifike edhe ndaj SHBA-ve, qytetarëve të saj apo infrastrukturës amerikane”, thuhet në buletinin që e ka në dorë agjencia AP.
XS
SM
MD
LG