Ndërlidhjet

BH e ndarë dhe pas zgjedhjeve



Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje-Hercegovinë tregojnë se vendi është ende larg tejkalimit të ndarjeve etnike të krijuara që nga konflikti i viteve '90-të.

Në mesin e boshnjakëve një parti politike shumëetnike ishte ajo që arriti rezultate më të mira. Në mesin e komuniteteve serbe dhe kroate kryesojnë partitë nacionaliste.

Partia e Millorad Dodikut ka fituar ndjeshëm në Republikën Serbe, kurse Partia Demokratike Kroate e Dragan Çoviçit ka fituar shumicën në mesin e kroatëve. Kjo parti kërkon rajon autonom për kroatët në Bosnje.
XS
SM
MD
LG