Ndërlidhjet

logo-print

Serbia, Sllovenia e Kroacia me hekurudhë të përbashkët



Një kompani e përbashkët hekurudhore e krijuar nga Sllovenia, Kroacia e Serbia ka nisur sot punën me synimin për të përmirësuar transportin mes vendeve anëtare të BE-së dhe Turqisë.

Kompania që menaxhohet nga Sllovenia do të ketë nën kontroll 5% të pronësisë hekurudhore të te treja vendeve.

Sipas ministrit serb të transportit te treja vendet do të rrisin me 50 milionë euro të ardhurat vjetore si rezultat i projektit të përbashkët hekurudhor.
XS
SM
MD
LG