Ndërlidhjet

EULEX: Arrestimi i parë në veri për akuza serioze



Misioni i EULEX-it njofton se ka arrestuar një gangster serb në veri të Kosovës. Operacioni u realizua nga trupat speciale.

Karim Limdal, zëdhënëse e EULEX-it, tha se arrestimi i së hënës është "shumë i rëndësishëm" dhe shënon "herën e parë që EULEX-i arreston dikë në veri lidhur me akuza serioze rreth krimit të organizuar".

Limdal shtoi se personi i arrestuar akuzohet dhe për tentim vrasje. Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë publik.
XS
SM
MD
LG