Ndërlidhjet

Kosovë: Filloi tërheqja e trupave të Sllovakisë


Sllovakia sot e ka filluar tërheqjen e trupave të saj nga përbërja e KFOR-it në Kosovë.

Raportohet se me aeroplan special janë kthyer 100 ushtarët e parë nga baza Shajkovc, ndërsa ka filluar edhe transporti i teknikës, i cili bëhet nëpërmjet rrugëve tokësore.

Henrijeta Gejer nga ministria e mbrojtjes, tha se një pjesë e teknikës do të transportohet edhe me aeroplana special, deri më 10 tetor, ndërsa ushtarët e mbetur do të tërhiqen deri në fund të nëntorit, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova.

Në një batalion të përbashkët me Çekinë, Sllovakia në Kosovë i kishte 140 ushtarë.
XS
SM
MD
LG