Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Vritet kameramani i Al-Hurras



Gjashtë persona janë vrarë nga dhuna në Bagdad dhe në Irakun qendror, përfshirë shpërthimin e një bombe, e cila kishte për shënjestër një ministër të ri.

Në mesin e viktimave është dhe kameramani Tahrir Kadhim Xhavad i televizionit Al Hurra, që financohet nga Shtetet e Bashkuara.
“Reporterët pa Kufijë” kanë dënuar vrasjen e kameramanit dhe i kanë bërë thirrje autoriteteve për mbrojtje më të mirë të gazetarëve dhe hetime të shpejta për rastin.

E njëjta organizatë e ka vlerësuar Irakun si vendin më të rrezikshëm për gazetarët në botë që nga Lufta e Dytë Botërore. Iraku më pak nga të gjitha vendet ka zbardhur vrasjet e gazetarëve.
XS
SM
MD
LG