Ndërlidhjet

"Rryma e Veriut" para Gjykatës



Grupet mjedisore të Finlandës dhe Estonisë e kanë çuar rastin kundër gazsjellësit "Rryma e Veriut" në Gjykatën e Lartë Administrative të Finlandës, pasi një gjykatë e nivelit më të ulët nuk pranoi të trajtonte rastin në fjalë.

Puna për projektin "Rryma e Veriut" ka filluar në shtratin e detit, ku pritet të kalojë gazsjellësi, që llogaritet se do të transportojë 55 miliardë metër kubë gaz në vit nga Rusia drejt Gjermanisë përmes Detit Balltik.

Projekti ka marrë miratimin e çdo vendi përmes të cilit kalon, ku përfshihen Rusia, Finlanda, Suedia, Danimarka dhe Gjermania. Projekti drejtohet nga gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom.
XS
SM
MD
LG