Ndërlidhjet

logo-print

Vatikani kritikon fituesin e Nobelit



Selia e Shenjtë ka kritikuar vendimin që çmimi Nobel në mjeksi t’i jepej këtë vit shkencëtarit britanik Robert Eduards, pionier i metodës in vitro. Kritikat janë bërë nga Ignacio Karrasko de Paula, zyrtari kryesor për çështjet e etikës në Vatikan.

Si rezultat i zbulimit dhe praktikimit të metodës in-vitro mbi katër milionë fëmijë janë lindur në botë që nga viti 1978, duke i mundësuar miliona njerëzve me probleme që të bëhen prindër.
XS
SM
MD
LG