Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Nuk ka ndryshime në strategjinë në Afganistan



Presidenti Obama tha se nuk ka plane për ndryshime të mëdha të strategjisë në Afganistan. Vlerësimi i presidentit amerikan bëhet në raportin e fundit që i është dërguar udhëheqësve të Kongresit.

Raporti i Shtëpisë së Bardhë vjen në ditën kur nga sulmet raketore amerikane u vranë tetë militantë gjermanë në kufirin afgano-pakistanez. Nga ana tjetër të hënën si pasojë e dhunës në Afganistan humbën jetën pesë ushtarë të NATO-s.

Mbi 550 ushtarë ndërkombëtarë janë vrarë në Afganistan këtë vit, që është numri më i lartë që nga viti 2001.
XS
SM
MD
LG