Ndërlidhjet

logo-print

Penjani fillon punimet në centralin bërthamor



Koreja e Veriut po rikthen paisjet dhe ka filluar punimet në centralin bërthamor të Jongbijonit, njofton ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Punimet kanë filluar aty ku dikur gjendej kulla e ftohjes, që u shkatërrua bazuar në marrëveshjen gjashtëpalëshe, mes Penjanit dhe fuqive botërore në vitin 2008.

Në vitin 2009 Koreja e Veriut braktisi bisedimet dhe më vonë njoftoi se kishte kryer prova të armëve bërthamore. Bashkësia ndërkombëtare kundërshton programet bërthamore të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG