Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Bosnja të shohë drejt së ardhmes



Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga udhëheqësit e sapozgjedhur të Bosnjës të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të shohin nga e ardhmja.

“Ne presim të shohim formimin e qeverisë së re, e cila duhet të jetë e angazhuar për të adresuar çështjet kushtetuese që kanë mbetur të bllokuara dhe çështje të tjera të nevojshme për ta vënë vendin bindshëm në rrugën e integrimit euro-atlantik”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kroullei.

Sipas rezultateve të pjesshme Bakir Izetbegoviç, i njohur për qëndrimet e tij të moderuara, do të jetë anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe. Izetbegoviç është treguar i gatshëm për të bashkëpunuar me grupet e tjera etnike për të mundësuar zhvillimin ekonomik të vendit.. Anëtari aktual i presidencës, kroati Zelko Komishiq, fitoi një mandat të ri katër vjeçar. Nga pala serbe në presidencë do të jetë Nebojsha Radmanoviç, i cili mbështet shkëputjen e Republikës Serbe.
XS
SM
MD
LG