Sot do të bëhet publik në Stokholm fituesi i çmimit Nobel në fizikë. Nobeli i parë i këtij viti ishte në mjeksi dhe shkoi dje tek britaniku Robert Eduards për zbulimin e trajtimit in vitro.
Instituti Karolinska në Stokholm vlerësoi lart rolin e Eduards për mundësinë, shpresën e gëzimin që solli për shumë çifte që nuk mund të kishin fëmijë në rrugë natyrale. Më shumë se 10% e çifteve në të gjithë botën kanë përfituar nga metoda e shtatzanisë in vitro.
Vatikani ka kritikuar dje zgjedhjen e Komitetit Nobel për fituesin e çmimit Nobel në mjeksi.