Ndërlidhjet

logo-print

10 vite nga rrëzimi i Millosheviqit



Sot mbushen dhjetë vjetë nga rrëzimi i Sllobodan Millosheviqit. Rreth 500 mijë njerëz nga gjithë Serbia vërshuan në rrugët e Beogradit ku kërkonin që Millosheviçi të pranonte humbjen në zgjedhjet presidenciale të 24 shtatorit 2000.

Pas një takimi me Koshtunicën, në atë kohë kandidati presidencial i opozitës, Millosheviçi më 6 tetor 2000 iu drejtua popullit përmes një televizioni privat dhe pranoi humbjen.


Sllobodan Millosheviçi u arrestua në 1 prill 2001 dhe në qershor u dërgua në Hagë në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Millosheviqi atje u përball me akuzat për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në Bosnje e Kosovë. Millosheviqi u gjet i vdekur në qelinë e tij pa përfundur gjykimi në mars të vitit 2006.
XS
SM
MD
LG