Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Bisedime pas zgjedhjeve


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Udhëheqësit e institucioneve kosovare theksojnë nevojën që Kosova të mos hyjë në asnjë proces të bisedimeve me shtetin serb para përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Ata thonë se Kosova është politikisht e përgatitur që me Serbinë të bisedojë për çështje teknike si dy vende të barabarta, por preferojnë zhvillimin e dialogut me përfaqësues të dalë nga zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtrues detyre i presidentit të vendit, Jakup Krasniqi, u shpreh në favor të nisjes së bisedimeve pasi që Kosova t’i ketë konsoliduar institucionet e reja nga zgjedhjet e ardhshme.

Do të ishte në interes edhe të politikës, edhe të atyre që duhet t’i mbikëqyrin këto bisedime, që bisedimet të zhvilloheshin kur Kosova i ka institucionet e konsoliduara, do të thotë të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe të drejta”, theksoi Krasniqi.
XS
SM
MD
LG