Ndërlidhjet

logo-print

Kinë, Japoni: Bisedime për përmirësim të raporteve


Liderët kinezë dhe japonezë janë pajtuar që t’i fillojnë bisedimet e nivelit të lartë, për përmirësimin e raporteve të tensionura.

Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, dhe kryeministri kinez, Wen Jiabao, janë takuar në Bruksel, ku morën pjesë në samitin Bashkimi Evropian – Azia.

Ky ishte takimi i tyre i parë, pas përkeqësimit të raporteve për shkak të kontestit rreth ujëdhesave në Detin e Kinës Lindore.

Kryeministri kinez tha se ujëdhesat Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë, i kishin takuar Kinës, por ai theksoi se të dy vendet duhet t’i thellojnë lidhjet e tyre për të mirën e popullit në të dy shtetet.
XS
SM
MD
LG